Një i plagosur nga të shtënat me armë në Pejë

Zëdhënësi i drejtorisë rajonale të policisë në Pejë, Driton Rugova, ka konfirmuar se një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Rugova konfirmoi për IndeksOnline se të shtënat me armë ndodhën rreth orës 15:50, në rrugën “Papa Klementi”.
“Sot rreth orës 15:50, Policia është njoftuar se në rrugën “Papa Klementi” në Pejë, ka të shtëna me armë, njësitet relevante kanë dalë ne vend ngjarje aty është kuptuar se si pasojë e këtyre të shtënave një person është plagosur nga arma e zjarrit, i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, ku është duke u trajtuar nga ekipi mjekësor.
I dyshuari i këtij rasti është larguar në drejtim të panjohur dhe është në kërkim nga Policia” deklaroi Rugova.
Ende nuk dihen motivet e këtij incidenti./IndeksOnline/