75 Mall Live Search
09:19 / E Hënë, 26 Maj 2025 / k.v

Një i ri në Ferizaj pranon se posedonte armë pa leje, i sekuestrohen një pushkë me 21 fishekë (Foto)

Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësiti i hetimeve në Ferizaj ka finalizuar një rast që lidhet me mbajtjen e paautorizuar të armëve, transmeton IndeksOnline.

Hetimet kishin filluar që nga 16 maji 2025, pas marrjes së një informacioni për një person që dyshohej se posedonte armë zjarri pa leje. Më 25 maj, hetuesit kanë kontaktuar të dyshuarin, L.H., 31-vjeç, i cili ka pranuar se posedonte një pushkë gjysmautomatike pa leje.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, policia ka sekuestruar një pushkë dhe 21 fishekë.

Me autorizim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet po vazhdojnë./IndeksOnline/

Pushka e konfiskuar