13:57 / E Enjte, 06 Shtator 2018 / indeksADMonline

Një i sëmurë në aeroplan mund të infektojë shumë shpejt pasagjerët e tjerë

Kur fluturimi Emirates EK 203 nga Dubai u ulë në New Jork me njerëz të sëmurë në bord të mëkurën në mëngjes, zyrtarët e shëndetësisë publike dhe autoritetet lokale ishin duke pritur për të.

Pasagjerët dhe ekuipazhi ishin sëmurë me kollitje, ethe dhe probleme të stomakut- dhe 11 u dërguan në spital.

Frika ngriti disa pyetjeje kyçe: si, kur je në një aeroplan dhe merrni një virus si mund të merrni ndihmë?

549 njerëz në fluturim EK 203 deri të mërkurën pasdite u lejuan të shkojnë në rrugën e tyre përvc 11 të cilët shkuan në spital.

Ashtu siç një mushkonjë që përhap malaria, një avion mund të jetë përçuesi i sëmundjeve.

“Ai bartë sëmundjet nga njerëzit e infektuar nga një pjesë e botës në pjesën tjetër të botës”, thotë Allen Parmet, ish-kirurg i fluturimit me Forcën Ajrore të SHBA, i cili jep mësim në Programin e Sigurisë së Aviacionit të USC dhe pun0on si konsulent i mjekësisë hapësinore.

Megjithatë, kjo lloj gjëje nuk është saktësisht e re. Njerëzit kanë udhëtuar në mbarë botën për mijëvjeçare, duke sjellë epidemi të ndryshme në Amerikë ose në Evropë.

Çfarë është ndryshe tani, thotë Parmet? Është shpejtësia. Aeroplanët kanë përshpejtuar të gjitha procesin.