Një i vdekur dhe 15 të plagosur nga sulmi i Rusisë në spitalin në Dnipro

Volodymyr Zelensky ka njoftuar se një person ka humbur jetën dhe 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur në një sulm rus mëngjesin e sotëm në një spital në qytetin Dnipro.
“Terroristët rusë kanë konfirmuar edhe një herë se sa çnjerëzorë janë. Ata sulmuan me raketa një spital në qytetin e Dnipro. Deri më tani, një person ka humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur. Të gjitha shërbimet e nevojshme janë në gatishmëri. Ngushëllimet e mia familjes së të ndjerit. Ne duhet t’i mposhtim këta çnjerëzor sa më shpejt të jetë e mundur. Sepse koha jonë është populli ynë.
Dhe njerëzit tanë janë gjëja më e çmuar në Ukrainë,” tha Zelensky.
Forcat ukrainase gjatë natës kishin pretenduar se kanë rrëzuar dhjetë raketa dhe 25 dronë./abcnews.al/
⚡️Zelensky: 1 killed, 15 injured in Russian strike on clinic in Dnipro.
— The Kyiv Independent (@KyivIndependent) May 26, 2023
According to President Volodymyr Zelensky, the rescue operation is ongoing at the site of the missile strike that Russian forces launched on the morning of May 26.
Video: President's Office pic.twitter.com/AWoJfZa1J1