75 Mall Live Search
07:27 / E Hënë, 18 Maj 2026 / F.R

Një i vdekur dhe dy të lënduar në Dollc të Klinës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjsit në Dollc të Klinës.

Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, një veturë ka humbur kontrrollin dhe ka rënë në punimet që po bëhen në rrugën e autostradës Prishtinë-Pejë.

Burimet e redaksisë pohojnë se si pasojë e aksidentit, një perso ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar.

IndeksOnline ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të informacioneve shtesë./IndeksOnline/