75 Mall Live Search
21:57 / E Shtunë, 29 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Një i vdekur dhe dy të plagosur nga shkëmbimi i zjarrit në Elbasan

Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur nga një shkëmbim zjarri në Elbasan, afër Metalurgjikut, rreth orës 21:15.

Viktima është E.K. me precedentë të mëparshëm penalë.

Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes, ka pasur një përplasje me armë zjarri mes dy grupeve.

Të plagosurit janë transportuar në spitalin Rajonal për ndihmë mjekësore, por një prej tyre nuk ka mundur të mbijetojë.