75 Mall Live Search
19:51 / E Diele, 15 Shtator 2019 / indeksADMonline

Një i vdekur dhe katër të lënduar në një aksident në Korçë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen dhe plagosjen ka ndodhur në Korçë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur këtë pasdite në Leshnicë të Korçës.

Si pasojë e aksidentit, një person se ka ndërruar jetë, ndersa  4 të tjerë janë plagosur.

Katër të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Në fotografitë e publikuara, shihet një i plagosur teksa është i shtrirë në tokë.

Ai ndihmohet nga banorët e zonës, të cilët shihen në vendngjarje.

Po punohet për dokumentimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.