Një i vdekur dhe katër të lënduar nga aksidenti në rrugën Prizren-Gjakovë
I kontaktuar nga Indeksonline, Drejtori rajonal për policinë e Gjakovës, Ahmet Hasi ka konfirmuar se si pasojë e një aksidenti në rrugën e njohur si Prizren-Gjakovë ka humbur jetën një person.
“Aksidenti është në rrugën Prizren-Gjakovë, afër fshatit Celinë në vendin e ngjarjes është një person i vdekur, kurse katër të tjerë janë dërguar në Spitalin Regjional në Gjakovë”, ka thënë ai për Indeksonline.

Tutje i njëjti shtoi se dy nga katër të lënduarit janë në gjendje më të rëndë.
Aksidenti ka ndodhur në mes dy automjeteve.
Indeksonline pak minuta më parë ka raportuar se si pasojë e këtij aksidenti janë shkaktuar edhe kolona të gjata dhe se policia tashmë ka kthyer shumë vetura që po qarkullonin në atë pjesë pasi është e pamundur lëvizja njëherë për njëherë./Indeksonline/