75 Mall Live Search
00:19 / E Mërkurë, 26 Mars 2025 / Gj. Sh

Një i vdekur dhe një i plagosur nga të shtënat me armë në Prishtinë, nga QKUK-ja japin detaje

IndeksOnline para disa minutash raportoj për një të vdekur nga gjuajtja me armë, në Prishtinë.

Mjeku kujdestar, Agron Çitaku, për IndeksOnline ka thënë se viktima ka ndërruar jetë 15 minuta pasi është pranuar në emergjencë.

Citaku ka dhënë detaje edhe për të plagosurin tjetër.

”Pas 15 minutave që është pranu në emergjencë, viktima ka ndërruar jetë. I plagosuri tjetër ka pësuar 3 plagë në trup por gjendjen e ka stabile. Viktima i përket moshës 63-64 vjeçare. I plagosuri i parë ka ardh rreth orës 22:35 minuta, që faktikisht ka qenë pothuajse pa shenja jete, I është bërë reanimimi i tij për gjysmë ore dhe ka ndërruar jetë” deklaroi ai.

”Diku pas 15 minutash ka ardhur i plagosuri tjetër, me tri plagë, por është në gjendje stabile. Pritet trajtimi i mëtutjeshëm i tij në ortopedi, viktima është diku 63 vjeç, ky është më i ri” tha ai për IndeksOnline.

I ndjeri është Naser Gashi. Lidhur me rastin policia kanë thënë se i dyshuari është identifikuar dhe është në kërkim.