75 Mall Live Search
08:59 / E Hënë, 25 Nëntor 2024 / AR

Një i vdekur dhe tre të lënduar nga rrëzimi i avionit në Lituani

Një avion mallrash është rrëzuar pranë aeroportit të Vilniusit në Lituani, duke shkaktuar vdekjen e një anëtari të ekuipazhit, ndërsa tre të tjerë kanë mbijetuar.

Incidenti ndodhi mëngjesin e sotëm dhe u raportua menjëherë nga autoritetet vendore. Sipas CNN-it, avioni ishte në një fluturim të zakonshëm kur ndodhi aksidenti.

Avioni, i kompanisë DHL, që operohej nga kontraktori Swiftair, i cili ishte nisur nga Lajpzingu, ra mbi një shtëpi, tha një zëdhënës i Qendrës Kombëtare të Lituanisë për Menaxhimin e Krizave.

Autoritetet po hetojnë shkaqet e rrëzimit, ndërsa ekuipazhi i mbijetuar është transportuar në spital për trajtim. Gjendja e tij ende nuk është bërë publike.

Operacionet e aeroportit të Vilniusit janë pezulluar përkohësisht për të siguruar zonën dhe për të mbledhur të dhëna të mëtejshme nga hetuesit.