75 Mall Live Search
19:19 / E Diele, 14 Prill 2019 / indeksADMonline

Një i vdekur dhe tre të plagosur gjatë një shkëmbimi me armë zjarri në Australi

Një shkëmbim me armë zjarri nga një makinë jashtë një klubi nate në Australi, ka lënë të vdekur një person dhe tre të tjerë të plagosur.

Plumbat goditën tre roje të sigurisë dhe një person tjetër.

Policia ka konfirmuar se një mashkull i moshës 37 vjeçare u vra. Ai besohet të ketë qenë njëri nga rojet e sigurisë së klubit, transmeton klankosova. Dy burra të moshës 29 dhe 50 vjeç u plagosën në sulm, ndërsa një burrë i moshës 28, thuhet se është në gjendje kritike.

Ende nuk ka të arrestuar, përveç se policia po heton një makinë të tipit Porsche i zi që shihej duke dalë nga zona e që lidhet me të shtënat. Mjeti u gjet më vonë i djegur.