75 Mall Live Search
09:31 / E Hënë, 26 Korrik 2021 / k.v

Një i vdekur nga aksidenti afër Gjilanit, arrestohet një shtetas i huaj

Policia ka dhënë detaje rreth aksidentit fatal që ka ndodhur të dielën rreth orës 13:00 në fshatin Kormjan të Gjilanit.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në mes të një veture dhe një motoçiklete, transmeton IndeksOnline.

“Përveç dëmeve materiale lëndime vdekje-prurës ka pësuar viktima mashkull kosovar vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./IndeksOnline/