Një i vdekur nga stuhia e fuqishme që goditi Slloveninë, e cila më pas vazhdoi në Kroaci, Bosnje e Serbi

Një stuhi, e cila goditi Slloveninë këtë pasdite para se vazhdonte për në Kroaci, Bosnjë dhe Serbi i ka marrë jetën një personi në Bled, njoftoi policia sllovene, siç raporton agjencia STA.
Sipas mediave të huaja, personi në fjalë ka humbur jetën si pasojë e rënies së një peme, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.
Ndërkohë dy persona janë lënduar nga një goditje rrufeje në veri të Sllovenisë.
Dëme të mëdha materiale janë regjistruar në të gjithë vendin, raporton agjencia e lajmeve STA.