Një i vdekur pas të shtënave në Minneapolis
Një person vdiq pas të shtënave me armë zjarri në Minneapolis, ku u përfshinë agjentë federalë të imigracionit nga Dogana dhe Mbrojtja Kufitare, raporton CBS.
Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, thotë se ka folur me Shtëpinë e Bardhë pas “një tjetër të shtëne të tmerrshme nga agjentët federalë” dhe po kërkon që presidenti Donald Trump “të tërheqë mijëra oficerë të dhunshëm dhe të patrajnuar nga Minesota”.
Demonstruesit po mblidhen në Minneapolis, me imazhe që tregojnë përleshje me forcat e rendit.

