09:48 / E Premte, 02 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Një infeksion mund ta mposhtë kancerin

Shkencëtarët që eksperimentojnë me trajtime inovative për kancer tani kanë hartuar një injeksion i cili ka eliminuar me sukses tumoret, duke u testuar në minj.

Hulumtimet që krijojnë trajtime më efektive për të gjitha llojet e kancerit kanë qenë të bollshme gjatë disa viteve të fundit, duke ofruar shpresë të re për luftimin e kësaj sëmundje.

Disa nga eksperimentet më të fundit përfshijnë përdorimin e nanoteknologjisë së fundit për të ndjekur mikrotumorët, mikrobet inxhinierike për të penguar qelizat e kancerit dhe për të mbytur tumoret malinje, transmeton Indeksonline.

Studimi më i fundit, nga Universiteti i Mjekësisë në Kaliforni, ka hulumtuar potencialin e një qasje tjetër: injektimin e sasive “minutore” të dy agjentëve që stimulojnë përgjigjen imune të trupit, direkt në një tumor të ngurtë malinj.

Deri më tani, studimet e tyre të testuara në minj kanë rezultuar të suksesshme./Indeksonline/