75 Mall Live Search
14:00 / E Enjte, 07 Gusht 2025 / G T

Një ish-futbollisti nuk i pëlqen interesimi i Marseille për Edon Zhegrovën: Ka dështuar në nivel psikologjik!

Edon Zhegrova është duke kërkuar me çdo kusht largimin nga Lille dhe gjatë këtij afati kalimtar pritet të transferohet në një skuadër të re.

E fundit që ka filluar bisedimet me lojtarin e Kombëtares së Kosovës, është Marseille e Ligue 1, shkruan Indeksonline

Ish-futbollistit francez, jo të njohur – e që tani bën analistin në disa emisione në Francë, Kevin Diaz-it nuk i pëlqen aspak interesimi i Marseille për Zhegrovën.

Ai thotë se Zhegrova nuk është aspak serioz dhe se ka dështuar në nivel psikologjik.

https://twitter.com/i/status/1952795626191679496

“Kam dyshime serioze se Edon Zhergrova është i prerë për të punuar me një trajner, drejtor sportic apo president kaq kërkues. Ai ka treguar cilësi sigurisht. Por ka treguar edhe dështime, veçanërisht në nivel psikologjik.

“Se ai ka talent nuk kam asnjë dyshim. Por se a është i pajtueshëm me atë që Marseille është përpjekur të vërë në vend gjatë dy vjetëve të fundit, këtu kam dyshime serioze”, u shpreh Diaz në emisionin “After Foot”.

Kujtojmë që për Zhegrovën ka interesime edhe nga skuadrat tjera, por momentalisht në “pole position” është skuadra e njohur franceze./Indeksonline/