Një ish-lojtar i Barcelonës thotë se Real Madridi është skuadra më e mirë në botë

Ndoshta rrall herë mund të dëgjojmë një lojtar të Barcelonës të thotë fjalë të mira për Real Madridin.
Kështu mendon ish-lojtari i Barcelonës, Arthur Melo i cili u përball mbrëmë pikërisht ndaj kampionit të Spanjës dhe Evropës.
“Ne përpiqemi të bëjmë më të mirën tonë në çdo ndeshje që luajmë dhe gjithmonë duam të fitojmë. Por ju po luani kundër Madridit në Bernabeu, për mua skuadra më e mirë në botë dhe me shumë besim. Edhe pse po luajmë kundër kujtdo që të jetë, ne do të shkojmë për fitoren me shumë respekt,” shpjegoi 28-vjeçari.
“Ishte një lojë e shkëlqyer. Nuk mund të bësh asgjë; asnjë taktikë nuk mund të mbrohet kundër kësaj. E përgëzova pas ndeshjes që shënoi një gol kaq spektakolar. Ishte një shfaqje me cilësi të lartë”, shtoi Arthur.
Braziliani, kishte qenë pjesë e Barcelonës nga viti 2018 deri më 2020-tën, ku bëri 72 paraqitje, ku fitoi La Ligën dhe Superkupën e Spanjës.
Ai më pas luajti për Juventusin, Liverpoolin, Fiorentinën dhe së fundi te Girona./IndeksOnline/