75 Mall Live Search
16:15 / E Mërkurë, 18 Shkurt 2026 / G T

Një ish-mbrojtës i njohur i Premier League, bëhet asistent i Enis Bardhit te Konyasporit

Ish-futbollisti i njohur anglez, Steven Caulker është bërë me punë të re.

Ai është emëruar asistent-trajneri te Konyaspori në Turqi, shkruan Indeksonline

34-vjeçari ka qenë një prej mbrojtësve më të mirë në Premier League, ku luajti me skuadrat, si: Tottenham, Liverpool, QPR, Fenerbahce etj.

Para se të shkonte te Konyaspori, që ka futbollist Enis Bardhin e Maqedonisë së Veriut – Caulker ishte asistent te skuadra e Stjarnan./Indeksonline/