75 Mall Live Search
09:53 / E Martë, 19 Maj 2026 / G T

Një ish-trajner i klubeve në Serie-n A arrin marrëveshje me Shqipërinë?

Kombëtarja e Shqipërisë sot pritet të bëhet me trajner të ri.

Top Channel mëson se Rolando Maran është përzgjedhuri i ri për të udhëhequr kuqezinjtë drejt objektivave të radhës madhore.

Kush është Rolando Maran? Eksperti i Serisë A

I lindur më 10 gusht 1963 në Trento, Rolando Maran është një emër mjaft i respektuar në futbollin italian.

Ai njihet si një punëtor i palodhur i fushës, me një karrierë të gjatë që fillon nga balta e fushave si lojtar dhe kulmon në taktikat e sofistikuara të elitës së futbollit italian.