Gjykata Speciale thërret për intervistim asamblistin e LDK-së
Ish-luftëtari i UÇK-së, njëherësh asamblisti i LDK-së, Bashkim Ndrecaj, sot ka pranuar ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale.
Ndrecaj ka bërë me dije se 21 maj do të paraqitet për intervistim në Dhomat e Specializuara të cilat funksionojnë në kuadër të Gjykatës Speciale.
“Po,është e vërtetë me datën 21 maj do të shkojë, kam ftesën si dëshmitar i dyshuar. Më janë kërkuar dokumente si për vendodhjen nga 1 janari 1998 deri në 31 dhjetor 2000. Nuk kam asnjë porosi vetëm se do t’i përgjigjem ftesës dhe besoj në luftën e drejtë të UÇK-së”, ka thënë ai në një prononcim për Indeksonline.
Ndryshe, Ndrecaj është bashkëluftëtar i Remzi Shalës, i cili po ashtu është i ftuar nga Specialja, por që është arratisur nga Kosova dhe ka refuzuar që t’i përgjigjet ftesës së kësaj gjykate.
