09:50 / E Premte, 23 Shkurt 2018

Një italian për Allegrin: Darmian po vjen

Juventus janë gjithmonë e më serioz për transferimin e Darmian.

Në javët e fundit presioni është rritur dhe bianconerët tani janë kandidati më potencial për të nënshkruar me italianin.

Manovrat e mëdha për sezonin e ardhëm pra kanë filluar tani. Kampionët e Serie A kanë zgjedhur një pjesë të rëndësishme për të filluar. Një përforcim italian për një departament që historikisht ka pasur një zemër të kaltër dhe që ka përbërë arkitekturën e ciklit të sukseseve në zhvillim e sipër.

Me të, Spinazzola, De Sciglio, Chiellini, Barzagli, Caldra dhe Rugani, mbrojtja e Juves do të kishte një linjë të fortë italiane midis të tjerëve si Alex Sandro, Benatia apo Asamoah.

Sipas ‘Corriere Dello Sport’ , esencialisht Juventus ka transferimin e Darmian në dorë dhe kanë mposhtur konkurrencën e Interit, Rmës dhe Napolit. /IndeksOnline/