Një japonez i kualifikon dy shtete në Botëror, si ndodhi kjo!

Japonia e ka mposhtur Australinë me rezultat 0-2 për të siguruar kualifikimin në Kampionatin Botëror. Por, dy golat e Mitomas i bënë nder edhe Arabisë Saudite duke e kualifikuar edhe këtë shtet në Botëror.
Kjo pasi që humbja e Australisë nuk i jep shans “kengurëve” të zënë vendin e dytë në grup, në të cilën pozitë gjendet Arabia Saudite me 19 pikë, 4 më shumë se Australia.
Arabia Saudite dhe Japonia kanë rezervuar vendin e tyre në Kupën e Botës si kualifikuese automatike të grupit, ndërsa Australia e vendit të tretë duhet të vazhdojë ëndrrën në play-off./Indeksonline/