Merr nënshtetësinë e Kosovës, një japonez
Kosova do ta ketë një japonez të natyralizuar.
Bëhet fjalë për sportin më të suksesshëm në vendin tonë, xhudo.
Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i mirënjohur, Driton Kuka. Sipas tij, xhudisti japonez, i është bashkuar ekipit në përgatitje, i cili javën tjetër do aplikojë për shtetësinë e Kosoves dhe do jetë gati për ciklin 2020-2024
“Ekipit iu ka bashkuar japonezi Nakamura që tashmë javën tjetër do aplikojë për shtetësinë e Kosovës dhe do jetë gati për ciklin 2020-2024. Gara e fundit, sivjet, do jetë Qingdao në Kinë garë që ka peshë për pikët drejt Olimpiadës në Tokio cakun kryesor”, ka shkruar Kuka.