12:07 / E Mërkurë, 06 Mars 2024 / G T

Një javë e “lodhshme” për Lionel Messin dhe Inter Miamin, katër ndeshje për 10 ditë

Skuadra e Inter Miamit është duke u përgatitur për katër ndeshjet e ardhshme që zhvillohen brenda 10 ditëve.

Lionel Messi dhe bashkëlojtarët e tij do ta kenë një javë të ngjeshur me shumë ndeshje në orar, shkruan Indeksonline

Duke filluar nga dita e nesërme (7 marsi), Inter Miami luan ndeshjen e Champions Cup ndaj Nashville.

Pastaj më datën 10 mars, kundër Montreal në MLS. Pas tri ditëve, ndeshja e kthimit ndaj Nashville në Champions Cup dhe më 16 mars ndaj DC United në MLS.

Ky orar do i pëlqej jashtëzakonisht shumë tifozëve të futbollit, të cilët mund ta shohin Lionel Messin duke luajtur.

Kujtojmë që sezoni i ri ka nisur nga muaji i kaluar, kurse Lionel Messi ka zhvilluar 3 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola, plus një asist me fanellën e klubit amerikan./Indeksonline/