75 Mall Live Search
15:14 / E Premte, 21 Shkurt 2025 / L K

Një javë e ngarkuar për Abdixhikun, flet kreu i LDK-së: E respektojmë vullnetin qytetar në plotni

Lumir Abdixhiku ka patur një javë të ngarkuar para vetes. Kreu i LDK-së ka takuar ambasadorë të shteteve mike të Kosovës në javën që lamë pas.

Pas takimeve, Abdixhiku ka thënë se respektojnë vullnetin e qytetarëve.

“Gjatë kësaj jave, prita në takim ambasadorët e SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Bashkimit Evropian, Francës e Italisë. 🇺🇸🇬🇧🇪🇺🇫🇷🇮🇹
Me të gjithë, diskutuam mbi procesin zgjedhor, rezultatet e deritanishme, e domosdoshmërinë për pritjen e numërimit të secilës votë, përfshirë dhe ato të mërgatës.
Siç kam deklaruar në vazhdimësi, LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni. As nuk dëshiron e as nuk pretendon ta anashkalojë. LDK do të sillet konform këtij vullneti me plot përgjegjësi; siç dhe do të përfaqësojë denjësisht zërin e votuesit tonë.
Falenderime të pafundme për mbështetjen e aleatëve tanë në çdo sfidë të Republikës” shkruan Abdixhiku në njoftim./Indeksonline/