Një javë nga vendosja e masave të reja, sa po funksionojnë ato?

Sot janë bërë 7 ditë nga kur u vendosën masat e reja anti-Covid 19 nga Qeveria e Kosovës
Në qytet si Prishtina, Podujeva, Ferizaj, Gjakova, Peja, Gjilani, Fushë Kosova, Shtimja dhe Obiliqi, është vendosur orë policore, transmeton Indeksonline.
Nga ora 19:00, ndalohet çdo lloj aktiviteti, lëvizja dhe hyrje/daljet në qytet. Kurse në qytetet tjera gastronomia ndalon punën në ora 18:00 por lejohet shërbimet “Take Aëay” apo “Delivery”. Po ashtu qytetarët mund të dalin të lëvizin.
Por, a kanë dhënë rezultat këto masa të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës?
Më poshtë keni statistika të detajuara:
14 nëntori: 765 raste/193 të shëruar/1791 testime/ 11 raste me vdekje
15 nëntori: 501 raste/250 te sheruar/ 1361 testime/ 13 raste me vdekje
16 nëntori: 688 raste/236 te sheruar/1865 testime/ 11 raste me vdekje
17 nëntori:690 raste/337 te sheruar/1566 testime/16 raste me vdekje
18 nëntori: 720 raste/ 469 te sheruar/1599 testime/11 raste me vdekje
19 nëntori:807 raste/677 te sheruar/1816 testime/ 14 raste me vdekje
Totali i rasteve: 4171 raste të reja
Totali i të shëruarve: 2162 persona
Totali i testimeve:9998 persona
Totali i rasteve të vdekjeve:76 persona të vdekur
Dita me më së shumti raste: E enjtje, 19 nëntori – 807 raste të reja
Dita me më së shumti të shëruar, E enjte, 19 nëntori – 677 të shëruar
Dita me më së shumti vdekje: E marte, 17 nëntori – 16 raste me vdekje./Indeksonline/