75 Mall Live Search
09:40 / E Hënë, 18 Gusht 2025 / Pranvera Musa

Një javë nga vrasja në Hajvali, i dyshuari ende në arrati

Qetësinë e kryeqytetit e prishën një javë më parë, të shtënat me armë, që lanë të vdekur një person.

Pak orë para mesnatës, Hajvalia u trondit nga krismat, ku Muhamet Matoshi mbeti i vrarë.

Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore e Prishtinës, pati deklaruar se i dyshuari është Xhemajl Nuhiu, i cili sot bënë 7 ditë që gjendet në arrati.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka publikuar fotografi të Xhemajl Nuhiut, si të dyshuar për vrasjen e Matoshit.

Përmes një postimi në Facebook, policia kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin nga qytetarët në ofrimin e informatave të cilat do të ndihmonin në lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, transmeton Klankosova.tv.

“Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendndodhjes së tij, na kontaktoni direkt në: E-mail: info@kosovopolice.com ose në numrin 192”, shkruan në njoftim.