Një javë nga zhdukja e Idriz Muriqit
Janë bërë një javë që kur Idriz Muriqi nga Vitomerica e Pejës është shpallur i zhdukur.
Që nga e marta e kaluar nuk dihet gjë për fatin e tij, raporton Indeksonline.
Familjarët e Idrizit kishin treguar se 64 vjeçari kishte dalë nga shtëpia në mëngjes dhe se iu kishte thënë se do të kthehej.
Ky rast është paraqitur menjëherë edhe te organet e rendit të cilat po vazhdojnë ende kërkimin e tij, por që deri më sot nuk ka ndonjë informacion që qon në gjetjen e tij.
Njoftime për zhdukjen e 64 vjeçarit janë vendosur në vende të ndryshme ku u bëhet thirrjet qytetarëve që nëse e shohin diku ta njoftojnë familjen e Idrizit apo Policinë e Kosovës./Indeksonline/