75 Mall Live Search
23:29 / E Martë, 18 Nëntor 2025 / MSH1

Një javë pas fitores, Muharremaj s’i ndahet terrenit dhe çizmeve

Kryetari i rizgjedhur i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka vizituar sot fshatin Reshtan, për të parë nga afër gjendjen e krijuar pas vërshimeve që shkaktuan reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të mëngjesit.

Gjatë vizitës, kryetari Muharremaj u takua me banorët e zonës dhe ekipet emergjente, të cilat tashmë janë angazhuar në terren për të vlerësuar dëmet dhe për të ndërhyrë aty ku është e nevojshme.

Ai tha se komuna është në gatishmëri të plotë dhe se po ndërmerren të gjitha masat e menjëhershme për të normalizuar situatën, shkruan IndeksOnline.

Banorët e Reshtanit raportuan se disa rrugë lokale janë përmbytur dhe disa oborre të shtëpive janë mbushur me ujë, por fatmirësisht nuk ka raportime për lëndime.

Me këtë rast, në emër të komunës, kryetari Muharremaj u ka bërë aoel qytetarëve të kenë kujdes të shtuar./IndeksOnline/