Një javë pas sulmit në tru, Edwin van der Sar transferohet në spitalin e Amsterdamit

Një javë pasi kishte pësuar sulm në tru, Edwin van der Sar është transferuar nga spitali i Splitit në atë të Amsterdamit.
Klubi i Ajaxit ka njoftuar me lejen e familjes për gjendjen shëndetësore të holandezit, shkruan IndeksOnline.
Van der Sar aktualisht ndodhet në njësinë e kujdesit intensiv të një spitali holandez. Gjendja e tij mbetet e njëjtë: stabil, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.
Kujtojmë që ish-porieri i Manchester Unitedit, të premten e kaluar kishte pësuar një sulm në tru gjatë pushimeve në Split të Kroacisë, ku deri mbrëm ishte në spitalin e Splitit./IndeksOnline/