75 Mall Live Search
16:24 / E Martë, 10 Mars 2026 / MSH1

Një kafe në ditë apo një Vespa – Ventoro Motors vjen me super ofertë

Ventoro Motors ka prezantuar një ofertë të re në tregun e skuterëve në Kosovë, përmes së cilës disa nga modelet e markave Vespa dhe Piaggio ofrohen me një kosto ditore të krahasueshme me shpenzime të zakonshme të përditshme, si një kafe apo një sanduiç.

Oferta përfshin tre modele dhe parasheh një pagesë ditore të ulët për përdorimin e skuterit, duke e vendosur transportin urban si një alternativë për lëvizjet e përditshme në qytet.

Një nga modelet që përfshihet në këtë ofertë është Piaggio Beverly 310, i cili ofrohet me një kosto prej 2.60 euro në ditë. Ky model njihet për performancën dhe stabilitetin në rrugë, duke u përdorur shpesh nga ata që kërkojnë një skuter me kapacitet më të madh për përdorim të përditshëm.

Në ofertë përfshihet edhe Vespa GTS 310, një nga modelet më të fuqishme të kësaj marke. Sipas ofertës së prezantuar nga Ventoro Motors, ky model mund të përfitohet me një pagesë prej 3.24 euro në ditë.

Po ashtu, pjesë e ofertës është edhe Vespa GTS 125, e cila ofrohet me një kosto prej 2.64 euro në ditë. Ky model përdoret shpesh për lëvizje urbane, falë përmasave kompakte dhe konsumit të ulët.

Ventoro Motors bën të ditur se oferta është e limituar, ndërsa të gjithë të interesuarit mund të marrin informacione shtesë dhe detaje rreth përfitimit të saj duke kontaktuar në numrin 045 600 456.