Një kamion merr flakë në mes të rrugës në Prishtinë

Një kamion ka marrë flakë në Komunën e Prishtinës, saktësisht në “Breg të Diellit”, para pak minutash.
IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.
Sipas pamjeve një kamion ka marrë flakë në pjesën e përparme të tij.
Po ashtu shihen dy persona, duke u munduar ta ndalnin zjarrin brenda kamionit.
Nuk raportohet për të lënduar./IndeksOnline/