75 Mall Live Search
08:59 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2024 / MSH

Një kamionetë godet një veturë në skaj të rrugës, lëndohen dy persona

Një kamionetë është aksidentuar me një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Sipas policisë, drejtuesi i kamionetës, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur veturën e cila ishte ndalur në skajin e rrugës.

Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar dy persona.

Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, raporton Indeksonline.

Policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar.