75 Mall Live Search
23:33 / E Hënë, 15 Korrik 2019 / indeksADMonline

Një klasë e tërë e gjimnazit të Gjilanit dështon të kaloj testin e maturës!

Maturantët e Kosovës i janë nënshtruar testit të maturës në muajin Qershor.

Për të kaluar testin e maturës duhet të arrihet së paku minimumi prej 80 pikësh. Por ky minimum i pikëve po del të jetë shumë i lartë për disa maturantë në qytetin e Gjilanit.

Asnjë nga maturantët e një klase të gjimnazit “Zenel Hajdini” në Gjilan nuk e kaluan testin e maturës, transmeton Indeksonline.

Kjo klasë e Zhegrës ka pasur gjithsej 15 maturantë,  mësohet se është paralele e ndarë nga Gjimnazi “ Zenel Hajdini”./Indeksonline/