Një klub i ri u bashkohet garave të seniorëve, në futbollin kosovar
Garave të kategorisë seniore në futbollin kosovar do t’i shtohet edhe një klub i ri.
Bëhet fjalë për FC Prizrenin.
Përmes një njoftimi për shtypin, Prizreni ka konfirmuar lajmin duke premtuar që do të përfaqësojë denjësisht qytetin.
Më poshtë njoftimi i plotë:
“Klubi i Futbollit FC Prizreni do e kthejë dinjitetin e futbollit Prizrenas.
E nisëm pikërishtë para dy vjete nga baza, aty ku fillojnë hapat e para te futbollit Shkolla e Futbollit. Për vetëm dy vite kemi ndërtuar një shkollë model duke aplikuar standarde profesionale, ku shumë talentë kanë filluar dhe po zhvillojnë ëndërrat e tyre.
Tani kemi filluar një projekt të ri ndërtimin e ekipt të parë (Senior)dhe do të jetë mundësi e jashtëzakonshme për të rinjët dhe bashkëqyetarët tanë.
Nga ky sezonë 2020/2021 do të jemi pjesë e garave zyrtare pran FFK me ekipë të parë (seniorë).
Andaj i ftojmë të na bashkohen në rrugëtimin tonë, ka vend për të gjithë!
Projektin e kemi filluar nga identiteti shkolla e futbollit e tani ne vazhdim me ekipin senior FC PRIZRENI.