75 Mall Live Search
16:30 / E Enjte, 20 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Një klub ”komunist” si Tottenhami

Mauricio Pochettino është pezulluar që t’ju përgjigjet pyetjeve në lidhje me postin e trajnerit të Mnachester Unitedit.

Mirror Sport zbuloi këtë javë se trajneri i Tottenhamit është favoriti kryesor për ta zëvendësuar Jose Mourinhon në ”Old Trafford”.

Pochettino besohet se është i hapur për bisedime për postin, të cilin përkohësisht e ka marrë Ole Gunnar Solskjaer deri në fund të sezonit,.

Pochettino insistoi se ishte i fokusuar vetëm te Tottenhami para fitores së djeshme ndaj Arsenalit, por dyshimet për të ardhmen e tij vazhdojnë të jenë aktive, transmeton IndeksOnline.

Duke folur para udhëtimit në ”Goodison Park” të dielën, pyetjet për Man unitedin u pezulluan nga zyrtari për shtyp i Tottenhamit.

Më pas, u kërkua që kamerat të ndalën, për të mos vazhduar ky diskutim.

Tottenhami mposhti Arsenalin, 2-0 në ”Emirates Stadium” për ta siguruar një vend në gjysmëfinalen e Carabao Cup.

Tani, Tottenhami në gjysmëfinale do të përballet me rivalin lokal, Chelsean./IndeksOnline/