Një kompani ferizajase e autobusëve lëshon në treg kupona fiskalë në gjuhën serbe

Një linjë autobusësh e Trafikut urban në Ferizaj ka lëshuar kuponë fiskalë në gjuhën serbe.
Disa qytetarë kanë raportuar me shqetësim këtë gjë në adresën e IndeksOnline.
Fatura prej 30-centësh, e lëshuar për një qarkullim nga “Arditi Tours”, është e tëra në gjuhën serbe, përveç të dhënave të biznesit.
Poshtë nën përshkrimin e faturës, me shkronja të vogla shkruhet në shqip “para të gatshme”, si gjuhë e dytë dhe jo zyrtare.
IndeksOnline ka kontaktuar menaxherin e kompanisë në fjalë, i cili thotë se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë, vetëm në rast se ndonjëri prej punëtorëve e ka prekur gabimisht arkën fiskale.
Ja për çka e kemi fjalën:
