75 Mall Live Search
23:49 / E Enjte, 19 Janar 2023 / MSH

Një kompani ofron ndihmë me mjete transporti, një restorant ofron ushqim për të prekurit nga vërshimet

Reshje të mëdha të shiut kanë bërë që në disa qytete të vendit të ketë vërshime dhe përmbysje.

Teksa mijëra qytetarë po përballën me këto kushte të jashtëzakonshme atmosferike, solidariteti nuk po mungon.

Ka shumë qytetarë që në Klinë, Istog, Skënderaj, Pejë e Mitrovicë, po punojnë së bashku në lirimin e pusetave të kanalizimeve, dhe po ndihmojnë njëri-tjetirn, krahas policisë, zjarrfikësve dhe FSK-së.

Kompania turistike “Sed Tours” në Prizren, ka kontaktuar Indeksonline për të njoftuar të gjithë qytetarët se është në gjendje gatishmërie për ofrimin e transportit në gjendje emergjente, për të gjithë ata që janë prekur nga këto vërshime.

048116116 dhe 044100239, janë numrat kontaktues të kompanisë.

Ndërkohë, edhe në Komunën e Skenderajt, një restorant ka njoftuar se do dhurojë ushqim për të gjtiha familjet e dëmtuara dhe që nuk umnd të furnizohen me ushqim.

“Të nderuar qytetarë të komunës sonë,

Për shkak të situates së krijuar nga vërshimet e shumta, shpreh vullnetin që të i‘u dal në ndihmë te gjitha atyre familjeve që janë të dëmtuara dhe nuk mund të furnizohen me ushqim – të lajmërohen në Restaurantin ‘‘ Grill House‘‘ në Skënderaj, përballë Kuvendit Komunal- nga dita e nesërme” ka njoftuar Mihane Kodra Bekteshi./Indeksonline/