10:47 / E Hënë, 05 Dhjetor 2022 / B O

Një konflikt i papritur? Turqit dhe azerët në kufi me Iranin: Teherani dërgon tanket

Tensionet kanë qenë të larta gjatë muajve të fundit mes Azerbajxhanit dhe Iranit pasi azerët rimorën kontrollin në territoret jugore të Nagorni Karabakhut pas luftës së vitit të shkuar, të cilat më parë mbaheshin të pushtuara nga Armenia.

Një numër i madh azerësh jetojnë në Iran dhe shpesh kërkojnë të drejtat e tyre, ndërsa Irani njihet si aleati më i madh krahas Rusisë për Armeninë në rajon.

Lëvizja që ka nxehur gjakrat është një marrëveshje e mundshme mes armëneve dhe azerëve për të lejuar një korridor tokësor që lidh Azerbajxhanin me pjesën tjetër të vendit, në Nakhçivan, e cila më pas do të jetonte edhe një kontakt fizik me Turqinë.

Mirëpo, një korridor i tillë tokësor do të shkëpuste lidhjet e Iranit me Armeninë dhe me pjesën tjetër të Kaukazit, gjë që ka bërë që Teherani të kërcënojë Azerbajxhanin me luftë nëse ndodh kjo duke dërguar tanke dhe forca të shumta ushtarake në veri me arsyetimin se po zhvillojnë një stërvitje.

Pas kësaj lëvizjeje të Iranit, azerët kanë thirrur turqit në ndihmë dhe aktualisht ushtria turke dhe azere janë duke bërë një stërvitje në kufijtë jugorë të Azerbajxhanit, vetëm pak metra nga kufiri me Iranin.

Në zonë pritet të mbërrijë edhe ministri i Mbrojtjes së Turqisë.