Një kosovar goditet nga një automjet në “Rrugën e Kombit”, në gjendje të rëndë
Një aksident ka ndodhur paraditen e së hënës në “Rrugën e Kombit”, ku ngjarja raportohet të ketë ndodhur në aksin rrugor Rrëshen-Reps.
Sipas abcnews.al një shtetas nga Kosova, sapo ka zbritur nga autobusi ka tentuar të kalojë nga ana tjetër e autostradës, por që është përplasur nga një automjet.
Ai është transportuar me urgjencë në spital, derisa raportohet të jetë në gjendje të rëndë.

