Një kosovar pritet ta zëvëndësojë Insignen te Napoli

Adnan Januzaj mund të luaj në kampionatin italian, Serie-A që nga sezoni i ardhshëm.
Real Sociedadi po përpiqet të bindë belgun që të nënshkruajë zgjatjen e kontratës, por ai i ka refuzuar ofertat e tyre deri më tani.

“Fichajes” raporton se Napoli i është drejtuar atij për të zëvendësuar Lorenzo Insignen në skuadër pasi reprezentuesi italian do të largohet pas përfundimit të këtij sezoni.
Napoli është duke luftuar për titull në Serie-A dhe ka për rival dy skuadrat e qytetit të Milanos, Milanin dhe Interin.