Një kosovar rrëzohet nga parashuta
Një 36-vjeçar është rrëzuar nga parashuta me të cilën po fluturonte mbi Tiranë. Parashuta ka pësuar defekt, dhe qytetari nga Kosova është rrëzuar duke u plagosur.
Sipas policisë, 36-vjeçari me inicialet F.SH ka pësuar frakturë në kyçin e dorës në momentin që po ulej. Ditën e djeshme një grup parashutistësh kanë fluturuar mbi qiellin Tiranës duke dhënë spektakël në ajër.
Organizimi për këtë aktivitet ka qenë nga Federata shqiptare e Aeronautikës në vijim të aktiviteteve për promovimin e këtij sporti në vendin tonë./Shekulli