11:52 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Një kosovar vdes dhe një tjetër lëndohet nga shembja e dheut në Mal të Zi

Një punëtor ndërtimi ka vdekur ndërsa një tjetër ka marr lëndime të rënda dje rreth orës 14:30, pas shembjes së një ndërtesë në Beçiq të Malit të Zi.

Viktima dhe i lënduari, që të dy shtetas të Kosovës, janë lënduar pasi u shemb dheu afër vendit ku këta po gërmonin për ndërtimin e një ndërtese banimi, transmeton Indeksonline.

Punëtorët tjerë ia dolën që të shpëtonin njërin, ndërsa tjetri u mbulua nga dheu.

Në vend të ngjarjes kanë dalë policia, pjesëtarë të Kërkim-Shpëtimit dhe Ndihma e shpejtë e cila e ka dërguar të plagosurin në spital.