23:20 / E Diele, 17 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Një krijesë misterioze shfaqet në brigjet kroate (Foto)

Në bregdetin e qytetit kroat Orebicit, është shfaqur një krijesë misterioze, për të cilin përdoruesit e rrjetit social pohojnë se mund të jetë një lloj balene, të cilën e ka sjellë deti gjatë erërave të fuqishme.

Portali kroat index.hr, raporton se krijesa është rreth pesë metra e gjatë dhe peshon mbi njëqind kilogramë.

Krijesa është fotografuar nga një përdorues i Facebook Ivica Trojanoviq.

Lidhur me rastin janë njoftuar autoritetet kompetente.