75 Mall Live Search
16:43 / E Enjte, 03 Shtator 2020 / indeksADMonline

Një krizë ekonomike si asnjëher ….

Shkruan: PhD.Cand Blerta Haliti Baruti

Përballja me krizën e COVID-19 ka nxjerrë në pah ekonomin e të  gjitha  shteteve. Fondi Monetar Ndërkombëtar, në një raport të publikuar së voni, thotë se situata më shqetësuese është në tregjet në zhvillim dhe ekonomitë në zhvillim. Parashikimet e mekanizmave financiarë ndërkombëtarë për efektet që do t’i ketë pandemia në ekonomi janë më të zymtat që kanë qenë ndonjëherë. Duke theksuar secilin nga vendet që ka prek pandemia dhe vazhdon ta prek, ka potencialin të krijojë kriza shkatërruese sociale, ekonomike dhe politike që po lënë dhe do lë plagë të thella. Pandemia ka bë shumë ndryshime ne jetën tonë duke na lënë te kuptojm rëndësin e disa gjërave, tani kur kërkesa agregate është në kolaps. Ndonëse disa biznese kan viju aktivitetin përmes shitjes ose punës online, shumica e tyre kanë dhe do vazhdojn të përjetojë rënie të produktivitetit. Ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit vendas dhe ndërkombëtar dëmtojnë aktivitetin prodhues, rënia e çmimeve të mallrave ndikon në zvogëlim të marzheve të fitimit në industritë nxjerrëse dhe kufizimet e likuiditetit mund të shkaktojnë ndërprerje të mëtejshme në prodhim. Në përgjithësi shtetet e Ballkanit Perendimor ku përfshihet edhe Kosova si indikator kryesor të rritjes ekonomike e kan konsumi i cili përbën më shumë se 60 % të rritjes totale.

Pasi që Kosova e përfundoj vitin 2019 me depozita më të larta qeveritare dhe me borxh relativisht të ulët publik, ka pas pak hapësire fiskale për të zbutur efektet e pandemisë, megjithëse kjo hapësirë ishte e kufizuar nga rritja e njëkohsishme e shpenzimeve rrjedhëse. Nga parashikimet e bëra nga insitutcionet vendase shihet që ka ramje të ekonomis në vend. Projeksionet fillestare për të hyrat buxhetore për vitin 2020 janë projektuar të ishin rreth 2,020.0 mln€, tani të rishikuara për me posht në 1,788.0 mln€. Gjatë periudhës Janar-Korrik të vitit 2020 janë realizuar 928 milion €, apo 84% te planit fillestar, përkatësisht 96% të planit te rishikuar duke i marrë parasysh vlerësimet si rezultat i Covid-19. Ndërsa krahasuar me vitin 2019 e vërejmë rënien e dukshme për këtë periudhë prej rreth 12.3% më pak të hyra të realizuara. Në anën tjetër shpenzimet buxhetore janë rishikuar për më lartë nga 2,357.1 mln€ , tani janë 2,620.4 mln€. Realizimi i shpenzimeve buxhetore për këtë periudhë arriti në 1066 mln€ duke arritur normën e ekzekutimit rreth 92% e planit fillestar, përkatësisht rreth 83% të shpenzimeve sipas planit te rishikuar. Deri më tani nuk ka ndonjë të dhënë të saktë se sa është prekur ekonomia e Kosovës nga masat që ka marrë qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, por nga parashikimet e bëra të institucioneve dhe ekspertëve, bëhet fjalë për dëme të mëdha. Humbjet e mëdha ekonomike do të kërkojnë strategji adekute të rimëkëmbjes. Sipas rishikimit të buxhetiti 2020 jan planifikua donacione pa kthim për mbështetje buxhetore rreth 35 mln€, prej të cilave deri në gusht kan mbrri rreth 1/3 e tyre. Po ashtu pa kthim parashikohet se do te transferohen rreth 12 mln€ në formë te grandeve të përcaktuara nga donatoret, te cilat janë me destinime për shpenzime të paracaktuara, deri në gusht ka mbrri rreth 1/2 e tyre. E gjithë pjesa tjeter e fondeve të planifikuara për shpenzime  janë huamarrje-borxhe me kthim. Bazuar ne ligjin e rishikuar te buxhetit këtë vit niveli i borxhit publik planifikohet të arrij 1,682 mln apo rreth 24.8% të BPP, aktualisht llogaritet se borxhi  ka kalu 20% si % e BPP, vetëm këtë vite deri gusht llogaritet se janë marr si borxhe te reja rreth 200 mln€, ku 2/3 prej tyre janë nga huamarrje e brendshme e dominuar nga mjetet e Fondit pensional. Mbetët për të shpresu në këto mjete financiare me qëllim të rimëkëmbjes ekonomike gjatë viteve 2020/2021, që në shumë totale planifikohet te arrin mbi 400 mln€.

Nje hulumti nga Forumi Ekonomik Botëror (World Economic Forum’s)  që kan marr mendim nga  40 kryekonomistë më të njohur botëror për pikëpamjet e tyre mbi rimëkëmbjen post-pandemike, dalin në përfundim se jan tri sfida kryesore me të cilat përballen qeveritë dhe udhëheqësit e biznesit tani që bota hyn në fazën e rimëkëmbjes. Këto janë: rigjenerimi i politikës ekonomike për të zvogëluar pabarazinë dhe për të përmirësuar lëvizjen sociale; identifikimin e burimeve të reja të rritjes ekonomike; dhe përafrimi i synimeve të reja për përformancën ekonomike. Ku edhe udhëheqësit e Kosova për të mundësuar rimëkëmbjen ekonomike, tashmë ka përpilu Ligji për rimëkëmbjen ekonomike që do jet në fuqi deri ne fund të vitit 2021, mirpo do të hartoj edhe një plan më të detajuar të investimeve më të rëndësishme për 5 vjetët e ardhshëm, i cili do të financohet nga buxheti i vendit, donatorët dhe në bashkëpunim me sektorin privat. Bashkëpunimi i fortë shumëpalësh mbetet thelbësor në mes shteteve. Ndihma e likuiditetit është e nevojshme urgjente për vendet që përballen ende në mas të madhe me krizën shëndetësore dhe mungesat e fondeve të jashtme, duke përfshirë lehtësimin e borxhit dhe financimin përmes rrjetit global të sigurisë financiare. Përtej pandemisë, politikëbërësit duhet të bashkëpunojnë për të zgjidhur tensionet e tregtisë dhe teknologjisë që rrezikojnë një rimëkëmbje më të shpejt eventuale nga kriza COVID-19.