75 Mall Live Search
11:18 / E Enjte, 04 Nëntor 2021 / B O

Një kroat po bëhet president i Kilit, ngritja e tij në stilin e Albin Kurtit

Sipas rezultateve të sondazheve parazgjedhore, Gabriel Boriç, lideri i së majtës në Kili, do të jetë president i ardhshëm i Kilit. Ajo që ka tërhequr vëmendjen e mediave është se Boriç ka origjinë dhe rrënjë kroate.

Madje, Boriç është vetë 35 vjeçar. Të gjitha forcat e majta në Kili janë në përkrahje të tij. Partia e re “Të mbështesim dinjitetin” (AD), kandidati i së cilës është Boriç, u themelua në janar duke bashkuar disa parti të majta, ka mbështetjen e koalicionit të gjerë të majtë “Frente Amplio”, shkruan Indeksonline.

Babai i tij, Luis Borić, është pasardhës i drejtpërdrejtë i një mërgimtari kroat nga ishulli Ugljan, ndërsa nëna e tij është nga një familje spanjolle-katalane. Sipas vendasve, në shtëpinë e vjetër të familjes Boriq kanë jetuar tre vëllezër. Dy shkuan në Kili, një qëndroi në Ugljan.

Rruga politike e Gabriel Boriçit filloi me një angazhim modest në organizatat studentore dhe është e ngjashme me atë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ai dukej para masave si një tjetër udhëheqës studentor i frymëzuar nga Che Guevara.

Pas dy mandatesh në Kongres, ai arriti të bëhej kandidat i së majtës, por ambiciet e tij nuk u ndalën me kaq. Ai shpejt pritet të jetë president i ri i Kilit, bazuar në të gjitha sondazhet./Indeksonline/