75 Mall Live Search
17:49 / E Diele, 25 Maj 2025 / G T

“Një lagje e vogël”, Malisheva siguron garat e UEFA-s në xhiron e fundit

Skuadra e Malishevës ka siguruar garat e UEFA-s pas barazimit 2:2 ndaj Prishtinës në javën e fundit të këtij sezoni në Superligë.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Malisheva barazoi 2:2 ndaj ekipit nga kryeqyteti, shkruan Indeksonline

Golat për ekipin e Bekim Isufit i shënuan: Diar Halili (autogol) dhe Drilon Hazrollaj.

Me këtë barazim, Malisheva e mbyll edicionin 24/25 në pozitën e tretë me 53 pikë, pozitë kjo që çon në fazën para-kualifikuese në UEFA Conference League.

Kurse Prishtina e mbyll sezonin në pozitën e 48-të. Kujtojmë që skuadra e Arsim Thaqit fitoi Kupën e Kosovës./Indeksonline/