75 Mall Live Search
16:55 / E Shtunë, 08 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Një lagje në Matiqan, tash e 4 ditë pa energji elektrike

Një lagje në Matiqan të Prishtinës thuhet se është pa energji elektrike tash e katër ditë, shkruan IndeksOnline.

Banorët kanë raportuar këtë shqetësim në faqen “Ërojtuesit e lagjes – Prishtinë”.

Sipas tyre një lagje në Matiqan është qe katër ditë pa energji elektrike për shkak të erërave të  forta që ishin ditë më parë.

Në fotografi shihet se si një shtyllë elektrike është shtrembëruar si pasojë e stuhisë./IndeksOnline/