75 Mall Live Search
13:30 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2024 / L K

Një lagje “rugoviste” i jep përkrahjen Besim Mulës në garën për deputet

Besim Mulaj vazhdon të jete aktiv në fushatë në garën për deputet nga LDK-ja. Lagjja “Hakaj” i ka dhënë atij përkrahje, duke u rreshtuar krah numrit 79 në listë.

“Mbrëmë pata kënaqësinë e madhe të takohesha me aktivistët e LDK-së nga lagjja “Hakaj”.
Rugovista të përbetuar si gjithmonë, kjo lagje ka dëshmuar përkushtim të jashtëzakonshëm dhe vullnet të fortë për të mbështetur ndryshimet pozitive në vendin tonë. Bisedat tona u përqendruan te rëndësia e bashkimit dhe angazhimit për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.
“Jam falënderues për mikpritjen dhe energjinë pozitive që çdo herë e ndiej në këtë komunitet. Me besim në njëri-tjetrin, mund të arrijmë ndryshime të qëndrueshme dhe përparim të përbashkët.
pa besim s’ka ndryshim”, shkruan Mulaj në Facebook.