75 Mall Live Search
15:49 / E Martë, 06 Janar 2026 / OSH

Një lamtumirë emocionuese në Galatasaray: Ai qau dhe i bëri edhe të tjerët të qanin

Berkan Kutlu, i cili më parë ka luajtur për Galatasarayn, ka hapur një kapitull të ri në karrierën e tij. Mesfushori me përvojë nënshkroi një kontratë 1.5-vjeçare me Konyaspor

Berkan Kutlu përjetoi momente emocionuese teksa i tha lamtumirë ekipit.

Futbollisti 27-vjeçar, në një deklaratë të shkurtër, tha: “Ishte një udhëtim i mrekullueshëm për mua”, por nuk mundi ta përfundonte fjalinë e tij dhe shpërtheu në lot.

“Falënderojmë Berkan Kutlunë për përmbushjen e ëndrrës së tij të fëmijërisë dhe që nuk hoqi dorë kurrë nga lufta kur doli në fushë me fanellën e verdhë dhe të kuqe. Sukseset që arritëm së bashku dhe gëzimet që përjetuam do të mbahen mend gjithmonë. Ju urojmë gjithë të mirat” thuhet në njoftimin e Gallatës./Indeksonline/